Flash News

KRYESORE

Vizë elektronike pune, Ministria e Brendshme propozon ndryshime që lehtësojnë të huajt

Vizë elektronike pune, Ministria e Brendshme propozon ndryshime që

Të huajt në Shqipëri mund të marrin vizë elektronike online. Ministria e Brendshme propozon ndryshime në ligjin për të huajt. Sipas këtij propozimi, të huajt që kanë marrë të paktën një herë vizë në Shqipëri do të mund të pajisen me vizë elektronike online.

Ministria e Brendshme deklaron në relacionin shpjegues të projektligjit se çdo i huaj që ka marrë një herë vizë hyrëse në Shqipëri, për një periudhë kohe prej 59 muajsh, nuk do ketë më nevojë të paraqitet fizikisht në konsullatat për t’u pajisur me vizë por mund të pajiset elektronikisht.

Sipas Ministrisë synohet dhënia e të përfitimeve për hyrjen në tregun e punës në vend, të shtetasve të BE-së dhe të zonës Shengen apo dhe anëtarëve të familjeve të tyre, raporton Ora News.

Një nga arsyet se përse është futur kjo risi është edhe fakti se Shqipëria nuk mundet të përballojë kërkesat nga të gjitha shtetet për shkak se nuk i mbulon dot me konsullata e ambasada.

 

Të fundit