Flash News

KRYESORE

Vizë në Amerikë gjatë verës? Ambasada e SHBA tregon ç’është më e rëndësishme se dokumentet

Vizë në Amerikë gjatë verës? Ambasada e SHBA tregon

Nëse po planifikoni që të realizoni një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj vere, me siguri ju duhet edhe një vizë turistike.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka sqaruar të gjithë aplikantët se çfarë është më e rëndësishme se dokumentet.

“Vera është një periudhë e mrekullueshme për të udhëtuar! A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni?

Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentet në shtëpi!  #PyetAnnën”, sqaron ambasada e SHBA në një status në ‘Facebook’.

Të fundit