Flash News

KRYESORE

Vizë në SHBA? Ambasada Amerikane jep këshilla edhe për çiftet pa celebrim

Ambasada amerikane në Tiranë është gjithnjë e gatshme për të ofruar këshilla dhe sugjerime për personat e interesuar për vizë amerikane.

Këtë herë, ambasada është ndalur në këshillat e nevojshme për çiftet e martuara dhe ata që nuk kanë kryer ende celebrim, për mënyrën se si mund të aplikojnë dhe të aprovohen vizat amerikane.

“Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju? Pyet Annën”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Të fundit