Flash News

KRYESORE

Vizita e Dimitrov, mbledhja e parë Shqipëri-Maqedoni do zhvillohet në Pogradec

Vizita e Dimitrov, mbledhja e parë Shqipëri-Maqedoni do zhvillohet

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar fillimisht me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, me të cilin kanë mbajtur një konferencë për mediat.

Bushati njoftoi pas takimit se kishin rënë dakord që mbledhja e parë e dy qeverive të zhvillohet në vjeshtë, në qytetin e Pogradecit.

“Kemi rënë dakord që mbledhjen e përbashkët të qeverive ta zhvillojmë në vjeshtë, në Pogradec. Do të na ndihmojë të realizojmë projektet strategjike që do të financohen nga burime europiane dhe ndërkombëtare. Kemi mundësi të krijojmë aks të ri në rajon me modernizimin e infrastrukturës”, u shpreh Bushati.

Ndërkohë, ministri Dimitrov theksoi se Maqedonia kërkon një bashkëpunim më të thellë me Shqipërinë për të ecur së bashku drejt Bashkimit Europian. Ai vlerësoi mbështetjen e Tiranës për përpjekjet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Të fundit