Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Vizita e Erdogan në Athinë, policia greke arreston 9 kurdë gjatë një operacioni antiterrorist
Nëntë shtetas turq, të dyshuar se i përkisnin organizatave ekstremiste kurde, sipas informacioneve të para të policisë, u arrestuan sot gjatë një operacioni antiterrorist në tre apartamente, pranë qendrës së Athinës.
“Tetë burra dhe një grua, shtetas turq, u ndaluan sot nga shërbimet antiterroriste”, theksoi policia në një komunikatë duke nënvizuar se po zhvillohet një hetim.
“Kontrollet u kryen sot në mëngjes në një apartament në Pangrati dhe në dy apartamente të tjera në Neos Kosmos, lagje rreth tre kilometra nga qendra e kryeqytetit grek”, sipas një burimi policor.
Ky kontroll ndodhi 10 ditë para vizitës zyrtare në Athinë të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, parashikuar më 7-8 dhjetor.
Që prej dekadash, anëtarë të shumtë të organizatave kurde janë strehuar në Greqi, e cila ka marrëdhënie delikate me Turqinë, vend fqinj, për shkak të pretendimeve territoriale historike.
Përveç mosmarrëveshjeve territoriale, marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve fqinje, kanë një tension tjetër që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016 në Turqi, pasi shumë oficerë turq kërkuar azil në Greqi si dhe në vende të tjera evropiane, për t’i shpëtuar arrestimeve nga qeveria e Erdogan.
Një kërkesë e Ankarasë për ekstradimin e tetë oficerëve turq, të mbërritur në Greqi, pas grushtit të dështuar të shtetit, u hodh poshtë në muajin janar nga drejtësia greke.