Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vizita e Erdoganit në Serbi: një autostradë, 6 fabrika dhe si përherë, 'lufta' kundër Gulenit
Radio Europa e Lirë
(Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza)
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan porositi në Beograd se Turqia do të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe se përpiqet t’i ndihmojë vendet e rajonit për t’i lënë prapa problemet.
„Mbështetim orientimin euroatlantik të rajonit“, tha Erdogani, i cili arriti në mesditën e së hënës për një vizitë dyditore në Serbi.
Ditën e dytë të vizitës, të martën, do të mbahet samiti i Serbisë, Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në të cilin të dy presidentët do të takohen me antarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç. Pastaj, të gjithë bashkë, në Sremska Raça do të vendosin gurin e themelit për fillimin e ndërtimit të autostradës Beograd-Sarajevë.
„Kjo rrugë do të jetë një urë e re e paqes e cila do të lidhë rajonin“ dhe ajo përbën „një mesazh me rëndësi për tërë rajonin“- porositi Erdogani në konferencën për gazetarët sëbashku me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Presidenti turk vlerësoi se raportet mes Serbisë dhe Turqisë janë të mira, në fushën e mbrojtjes, sigurisë, transportit, kulturës.
„Investojmë përpjekje që këto marrëdhënie të përparohen më tej“-tha Erdogani.
Më tej tha se kanë vënë si qëllim shifrën dy miliardë dollarë shkëmbime tregtare vjetore në një afat të shkurtër, me synimin afatgjatë që kjo shifër të shkojë në pesë miljardë dollarë.
Nënvizoi se gjatë vizitës së tij do të hapen gjashtë fabrika, të cilat do të prodhojnë pjesë për automobilë, goma, tekstile dhe se do të vendoset guri i themelit për ndërtimin edhe të një fabrike tjetër.
Ai tha gjithashtu se Turqia do të hapë konsullatë në Novi Pazar.
Presidenti turk foli edhe për luftën që bëhet kundër organizatës FETO, të cilën pushteti turk e akuzon për përpjekjen e grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016.
„Nuk mund ta harrojmë mbështetjen e Vuçiçit. Faleminderit nga vendi dhe popull im për këtë“-tha Erdogani.
Vuçiçi: Nuk do ta godasim me shuplaka Turqinë për shkak të Kosovës
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic falenderoi Erdoganin për mesazhin se çdo zgjidhje që do të arrijnë shqiptarët dhe serbët rreth çështjes së Kosovës do të jetë e pranueshme për Turqinë.
Konstatimit të një gazetari se Turqia e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Vuçiçi iu përgjigj se me këtë akt Turqia është udhëhequr nga interesat e saj.
„Nuk do ta godasim me shuplaka Turqinë, sepse nga kjo nuk ka përfitim. Interesat tona në lidhje me këtë çështje vazhdojnë të jenë të ndryshme. Falenderoj Erdoganin që pranoi se zgjidhja që do të arrijmë më shqiptarët do të jetë e pranueshme edhe për Turqinë“, nënvizoi Vuçiçi.
Erdogani ia ktheu (gazetarit që bëri konstatimin) se Vuçiçi dha përgjigjen më të përshtatshme.
Presidneti i Serbisë deklaroi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë janë shumë të mira.
„Në sajë të qëndrimit të Erdoganit për vendosjen e besimit të madh mes Serbisë dhe Turqisë dhe në sajë të tij personalisht, ndërtojmë marrëdhëniet më të mira në historinë moderne mes Serbisë dhe Turqisë. Kjo bëhet në interes të të dy popujve, të të dy vendeve“, porositi Vuçiçi.
Shtoi se kjo është me rëndësi për paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin.
„Punojmë për lidhjen infrastrukturore të Ballkanit, nesër do të marrim pjesë në fillimin e punimeve për pjesën e autostradës Beograd-Sarajevë nga Kuzmini deri në Sremska Raçka me gjatësi 19 kilometra. Këto punime kanë vlerë të madhe, rreth 225 milionë euro. Kjo do t’i lidhë në mënyrë dramatike boshnjakët dhe serbët, serbët dhe serbët, Sarajevën dhe Beogradin, Beogradin dhe Banja Llukën. Edhe Serbia edhe Ballkani do të duken shumë më ndryshe kur ta përfundojmë këtë“- nënvizoi Vuçiçi.
Shtoi se theks i veçantë do të vihet edhe në ndërtimin e infrastrukturës në Sanxhak ose siç thuhet ndryshe në zonën e Rashkës.
„Diçka e bëjmë vetë, dhe një pjesë të mirë në bashkëpunim me Turqinë. Pjesa më me rëndësi Novi Pazar-Sjenicë, e cila kushton 22 milionë euro. Duam që boshnjakët të ndjehen si qytetarë të këtij vende“, porositi Vuçiçi.
Bisedimet kanë përfshirë edhe fushën e mbrojtjes.
„Ekspertët tanë kanë shfaqur interes për blerjen e disa pajsijeve dhe armëve nga Turqia, por edhe për transferim të teknologjisë nëpërmjet bashkëpunimit të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake“- tha Vuçici.
Presidenti i Serbisë tha se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve në tetë muajt e parë të këtij viti ësht 13% më i madh sesa në të njejtën periudhë të vitit 2018.
„Kur jemi takuar këtu për herë të parë, shkëmbimi ka pas qenë diçka më i madh se 800 milionë euro, ndërsa në fund të viti 2018 ka arritur shifrën 1 miliardë e 84 miljonë euro. Në dhjetë vitet e kaluara eksporti serb në Turqi është rritur 7,8 herë, natyrisht është rritur edhe aksporti turk në Serbi që është më shumë se 500 milionë euro“- tha Vuçiçi.
Njëqind e dyzet vite marrëdhënie diplomatike
Presidenti i Serbisë porositi se ka besimin se kjo shifër nuk është afër prej asaj të vizitës së fundit të Erdoganit në Serbi.
„Shpresojmë të na vini shumë më shpesh“, tha Vuçiçi.
Ai e luti Erdoganin që t’i lejohet të vizitojë arkivin osman në Stamboll.
Këtë vit përkujtohen 140 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Serbisë dhe Turqisë.
Dy presidentët me rastin e këtij jubileu shkëmbyen pullat postarë që janë hedhur në qarkullim për këtë rast.
Erdogani arriti në Beograd rreth mesditës. Në aerodrom e priti presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërsa pritja ceremoniale, me intonim të himneve dhe gardën e nderit, u organizuan në pallatin „Serbia“.
Dy presidentët në fillim vizituan ekspozistën „Serbia dhe Turqia në dokumentat e arkivit osman të Serbisë“.
Pas bisedës mes Vuçiçit dhe Erdoganit është mbajtur seanca e Këshillit të lartë për bashkëpunim mes Serbisë dhe Turqisë.
Dy delegacionet kanë nënshkruar shumë marrëveshje. Janë nënshkruar: Marrëveshja mes Serbisë dhe Turqisë në fushën e sigurisë, Memorandumi mes Serbisë dhe Turqisë për mirëkuptim reciprok në fushën e mbrojtjes sociale, Marrëveshja mes Serbisë dhe Turqisë në fushën e industrisë dhe teknologjisë, Memorandumi mes Serbisë dhe Turqisë për mirëkuptim reciprok për patrulla të përbashkëta policore, Marrëveshja kuadër mbi mbrojtjen mes Serbisë dhe Turqisë.
Gjithashtu janë nënshkruar edhe Memorandumi mes Serbisë dhe Turqisë mbi rekonstruksionin e urës Kasapçiç, Protokolli mbi bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe teknologjisë, Memorandumi mbi mirëkuptimin mes agjensisë zhvillimore të Serbisë dhe agjensisë zhvillimore të Turqisë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe Memorandumi mbi mirëkuptimin mes RATEL-it dhe Drejtorisë për teknologjitë informative në fushën e shërbimeve postare.
Forumi serbo-turk
Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Turqisë është në një nivel shumë të lartë, tha Marko Çadezhi, kryetar i Dhomës së industrisë së Serbisë në forumin e biznesit serbo-turk.
Ai nënvizoi se pret që në fund të këtij viti shkëmbimi i mallrave të arrijë shifrën 1,2 miliardë euro, duke shtuar se Serbia ka për të ofruar prodhime kualitative.
Edhe Nail Opaku, Kryetar i komisionit për marrëdhënie ekonomike me jashtë të Turqisë tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve rritet nga viti në vit.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në hapje të forumit të biznesit Serbi-Turqi, shprehu besimin se kjo vizitë do të jetë produktive për të dyja vendet.
„Me Serbinë kemi lidhje shumë të forta dhe shumë gjëra të përbashkëta“, tha ai, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve „kanë marrë hov këta vitet e fundit“.
„Përderisa ekziston synimi dhe besimi, mund të gjenden edhe mjetet. Derisa të ekzistojë këmbëngulja, nuk ka pengesa të mëdha“- porositi Erdogani.
Tha se biznesmenët, si edhe presidentët e shteteve, kanë një detyra me rëndësi. „Ne presidentët jemi të gatshëm të ndërmarrim gjithçka që bie në shpatullat tona, por edhe nga ju presim gatishmëri“, porositi Erdogani biznesmenët e të dy vendeve.
Ai u bëri thirrje biznesmenëve të të dy vendeve të forcojnë akoma më tej dimensionin ekonomik të marrëdhënieve dypalëshe, duke përsëritur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë proces.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në hapje të forumit të biznesit përsëriti edhe njëherë se marrëdhnëiet ekonomike mes Serbisë dhe Turqisë janë shumë të mira dhe u bëri thirrje investitorëve nga Serbia që të shfrytëzojnë rastin dhe të investojnë në Turqi.
„Do të dëshiroja që investitorët turq në Serbi të ndjehen si në shtëpinë e tyre, u bëj thirrje investitorëve turq që të vinë në një numër më të madh në Serbi“- tha Vuçici.
Ai, duke iu drejtuar biznesmenëve të të dy vendeve nënvizoi se Serbia është e gatshme të privatizojë banjat e saj termale.
Të martën, ditën e dytë të vizitës së presidentit turk në Serbi, Vuçiçi, dhe Erdogani do të marrin pjesë në samitin në Serbi, Turqi dhe Bosnjë e Hercegovinë, të cilin do ta përfaqësojnë të tre antarët e presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, kryesuesi antari kroat Zheljko Komshiç, antari serb Millorad Dodik dhe antari boshnjak Shefik Xhaferoviç.
Në prag të ardhjes në Beograd, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi për gazetën „Politika“, se arritja e një marrëveshje rreth problemit të Kosovës, e cila të kënaqë të gjitha palët e interesuara, është me rëndësi jetësore për arritjen e stabilitetit afatgjatë në Ballkan, në përbërje të të cilit, sikurse shtoi, është edhe Turqia.
„Për këtë mbështesim vazhdimin e procesit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe arritjen e një marrëveshje afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në vullnetin e mirë dhe konsensusin e të dyja palëve. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja që ta zgjidhim këtë problem. Marrëveshja e cila mund të arrihej mes dy vendeve do të jetë e pranueshme edhe për neve“- tha Erdogani për gazetën „Poltika“.
Ai shtoi gjithashtu se „disave u pengojnë aktivitet“ e Turqisë në Ballkan dhe bashkëpunimi i fortë i saj me Serbinë dhe se përpiqen të manipulojnë përpjekjet e Turqisë.
„Këshilla ime për të gjithë është që në vend që të nxisin konflikte në Ballkan, të mendojnë për krijimin e projekteve politike që mund t’i kontribuojnë së ardhmes së Ballkanit“, porositi Erdogani dhe nënvizoi se pakica boshnjake në Serbi dhe qytetarët e Turqisë me prejardhje nga Sanxhaku janë urë miqësie mes dy vendeve.
Erdogani në këtë intervistë thotë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë sot në nivelin më të lartë historik. Herën e fundit ai ka vizituar Serbinë në tetor 2017, kur vizitoi Beogradin dhe Novi Pazarin.
*Titulli kryesor eshte i Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38