Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vizita e Juncker/ Reagon Nishani: Edi Rama na bëri me turp të gjithëve
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me konferencën e Presidenti të KE, Jean Claude Juncker dhe kryeministrit Edi Rama. Nishani thekson se Rama gënjeu publikisht zyrtatin e lartë me faktet e përmendura prej tej.
Nishani citon ndër të tjera deklaratën e Ramës, i cili tha Vetingu ka larguar shtatëmbëdhjetë prokurorë e gjyqtarë, ndërkohë që nuk është raportuar asnjë rast i tillë.
Në postimin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Nishani shton se qeveria nuk po bën asgjë në luftën kundër korrupsionit dhe uljen e krimit dhe se lëvizjet e fundit janë ‘show-mediatik’.
Statusi i plotë:
Presidenti i Komisionit Evropian Juncker në kuadrin e një turi ballkanik vizitoj edhe Tiranën.
Një vizitë kjo shumë e mirëpritur dhe inkurajuese për proçesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.
Opinioni publik priste me shumë interes konferencën e shtypit të lajmëruar nga Kryeministria për të dëgjuar se çfar raportimesh të rëndësishme dhe inkurajuese i kishte paraqitur Kryeministri i vendit Presidentit të Komisionit si arritje të Shqipërisë.
Ne tashmë e dimë që janë 5 (pesë) prioritetete kyçe mbi të cilat ngrihet i gjithë proçesi deri në hapjen e negociatve.
Kryeministri ynë jo thjesht na zhgenjeu, por na bëri me turp të gjithëve.
E pra ne nuk jemi të gjithë njësoj !
Kësisoj ne nuk e pranojmë këtë Turp, ndaj të paktën e denoncojmë.
Po pse na bëri me turp ?
Sepse e gënjeu publikisht, në konferencë zyrtare shtypi dhe përpara të gjithë opinionit publik, Presidentin e Komisionit.
Kryeministri nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioriteteve kyçe.
Asnjë “track record” në këto 5 fusha !
“Vetingu ka larguar 17 (shtatëmbëdhjetë) prokurorë e gjyqtarë”, raporton Kryeministri.
Sa TURP që e gënjen Presidentin Juncker ky Kryeministri ynë !
Deri në momentin e konferencës për shtyp, trupa e ngritur për vetingun nuk ka raportuar as edhe një rast të vetëm të skualifikimit të një gjyqtari apo prokurori pas vetimit përkatës. As edhe një !
Në fakt nuk ka se si ta raportoj atë se proçesi sapo ka nisur nga një listë fillestare e deklaruar publikisht. Proçes që me siguri do ti duhet të kaloj edhe në dyert e gjykatave të ndryshme.
Ata 6-7 prokurorë e gjyqtarë që janë deklaruar si të tërhequr (me ndonjë përjashtim të rrallë) janë larguar të gjithë për shkak të mbushjes së moshës së pensionit ose mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.
Po pse sforcohet deri në atë masë Kryeministri ynë që të gënjejë edhe Presidentin e Komisionit Evropian, faqe të gjithë opinionit publik ?
“Tërheqja e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të mundur hapjen e dosjeve të korrupsionit” raportonte ky Kryeministër për Presidentin e Komisionit !
Prokurori i Përgjithshëm nuk u tërhoq nga posti i tij. As edhe një ditë. Përfundoj cik më cik mandatin e vet.
Se cila ka qenë performanca e tij gjatë atij mandati është çështje tjetër.
Por Kryemimistri nuk mund ti thotë Presidentit të Komisionit se e hoqi Kryeprokurorin dhe tani ka filluar goditjen e korrupsionit !
Kjo është një sjellje që na bën me turp të gjithëve.
Cili korrupsion po goditet ?
Arrestimi i një drejtori dhe thirrja për intervistë e ministrave të partisë tjetër gjatë bashkëqeverisjes, qënka “truck recordi” i luftës ndaj korrupsionit ?
Kryeministri nuk ka patur të raportoj asnjë “track record” (për ndonjë hetim makar) të dhjetra denoncimeve të medias investigative dhe opozitës për aferat e ÇEZ, ARMO, CHECK-UP, INCENERATOREVE, PLATFORMEN KANABIS e plotë të tjera që siç po quhen tani “peshqit e mëdhenj”.
Do të ishte e pa drejtë në fakt të kërkohej ndonjë rezultat nga ajo që po quhet reforma e sistemit të drejtësisë.
Sepse ai është një proçes që do kohë të gjatë që të demonstrojë rezultate.
Ndryshimet Kushtetuese të korrikut 2016 ishte hapi domethënës dhe në fakt i vetmi deri tani që demonstroj nisjen e një proçesi të rëndësishëm.
Por më pas ky proçes është goditur rëndë me përfshirjen e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të drejtuesve të partisë komuniste (ekstremi i majtë), të dënuarve nga drejtësia dhe të militantëve partiakë në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.
Në vend të dezinformacionit për çështjet e drejtësisë, Kryemimistri do duhet të raportonte tek Presidenti i Komisionit situatën me luftēn kundër krimit të organizuar.
Tani jo vetëm që transporti i kanabisit nuk resht por ka marrë përmasa të frikëshme trafiku i heroinës nga Shqipëria.
Shqipëria nuk është një vend që prodhon heroinën. Jo !
Por opinioni publik ka parë se ajo sasi heroine që sekuestrohet është e gjitha heroinë që DEL nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Asnjë gram nuk është sekuestruar gjatë HYRJES në territorin shqiptar. Ky fakt flet më shumë se çdo video-shoë me fjalime përpara policëve që nuk kanë më asnjë fije besimi tek mekanizmi që duhet të venë në punë.
Opinioni publik priste të dëgjonte se çfar i kishte raportuar Kryeministri i Shqipërisë Presidentit të Komisionit Evropian për goditjen e 40 grupeve të mëdha kriminale.
Aktiviteti i tyre kriminal tashmë është pranuar publikisht.
Qeverisë ju deshën 4 vite që të zbulonte dhe identifikonte egzistencën e këtyre grupe të organizuara kriminale.
Por gjatë vitit të pestë nuk shihet asnjë rekord për nisjen e goditjes së tyre, të pasurive të tyre kriminale.
Opinioni publik i njeh mirë se cilët janë këto grupe dhe figurat më prominente të krimit në Tiranë, cilët janë ata në Durrës, cilët janë ata në Vlorë, cilët janë ata në Shkodër, cilët janë ata në Elbasan, cilët janë ata në Fier, e kështu me rradhë. Ata vazhdojnë veprimtaritë intensive kriminale dhe miqësitë afirmative elektorale. Ky është i vetmi “track record” që kemi nga raporti me botën e krimit. Ne qytetarët prisnim me shumë interes komunikimin e Kryeministrit në këtë vizitë të rëndësishme të Presidentit Juncker në Shqipëri.
Por kur pamë e dëgjuam se si Kryeministri gënjente faqe të gjithëve edhe Presidentin e Komisiomit, u ndjemë të turpëruar. Integrimi i Shqipërisë në BE është një çështje shumë serioze. Një çështje shtetërore, një çështje madhore.
Si mund të sillet kështu një Kryemimistër ?
Shqipëria ka 25 vjet që është angazhuar dhe përfshirë shtetërisht në këtë proçes. Sigurisht do vijoj angazhimin edhe më tej, madje më me shumë intensitet, pavarësisht nëse do mund të jetë pjesë e institucioneve zyrtare të Unionit në 10, 15 apo 25 vitet e ardhëshme.
Ky proçes që nuk është veçse shqiptar por dhe evropian do vijoj të mbetet prioritet për shqiptarët.
Për fatin tonë të mirë Komisioni Evropian, përtej problematikave që ne kemi në lidhje me 5 prioritetet ka një qëndrim të konsoliduar në dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave.
Por, pasi dështuam herën e shkuar, ne duhet të shpresojmë në bujarinë e Këshillit Evropian (vendet anëtare) që ka në dorë vendimin për hapjen e negociatave, çka do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për vijimin e proçesit.
Pikërisht për këtë, Kryeministri dhe qeveria shqiptare duhet të jenë shumë seriozë.
Të trajtosh këtë çështje kaq të rëndësishme shtetërore me aq lehtësi sa të thuash edhe gënjeshtra përpara Presidentit të Komisionit Evropian është e pabesueshme.
Por kur ajo ndodh në të vërtet, bëhemi me turp !
Të paktën ta denoncojmë pasi nuk jemi të gjithë njësoj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38