Flash News

KRYESORE

Vizita e Ramës apo qeveria në qytet, cili është sebepi që PS do festojë ditën e hënë?

Vizita e Ramës apo qeveria në qytet, cili është sebepi

Të hënën dhe të martën, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat do të jenë në qarkun e Gjirokastrës. Sipas axhendës, krahas aktiviteteve, është parashikuar edhe një takim me drejtues të Partisë Socialiste të qarkut. Takimi do të mbahet në orën 21:00 në një prej restoranteve të Gjirokastrës teksa në axhendë është cilësuar si festë. ‘Festë me partinë e Qarkut tek Fantazia (TBC në varësi të motit)’, shkruhet në axhendën e publikuar.

Por nuk dihet cili është sebepi i kësaj feste. Socialistët do të festojnë për vizitën e Ramës apo për gjithë qeverinë e cila viziton qytetin? Sa i takon situatës në vend, duket se qeveria nuk ka ndonjë arsye për të festuar. Dy ngjarjet e fundit, një ish-ministër në ‘arrest shtëpie’ dhe një ministër në qendër të akuzave, më tepër e rëndojnë pozitën e ekzekutivit sesa i japin arsye për t’u dëfryer.

Megjithatë, ‘qeni qepën të hajë’, organizatorët mund ta kenë në mendjen e tyre arsyen e festës dhe për këtë e kanë vendosur në axhendë.

Të fundit