Flash News

KRYESORE

Vizita e Ramës në New York, Vasili: Shqiptarë, merrni në dorë fatet tuaja!

Pas largimit të kryeministrit Edi Rama drejt New York-ut, në kushtet kur banorët e Tiranës dhe Durrësit kryesisht, janë ende në panik nga tërmeti, vjen reagimi Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili  shkruan në rrjetet sociale se Rama e braktisi vendin në kulmin e emergjencës civile, ndërsa apelon shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre.

“Kryeministri ja mbathi!,iku iku? Turp,turp,turp.

Dje ne darke ne ora 22.30, pas nje "vizite", sa per te shplare gojen, prej rreth 20 oresh ne Shqipëri, Edi Rama braktis vendin.

Edi Rama largohet ne kulmin e emergjencës civile qe shkaktoi tërmeti 7.5 balle.

Per shkak te nje katastrofe te tille jane me te shqetesuar per Shqiperine lideret europiane se sa Edi Rama vete.

Ne vend te shpallte Emergjencën civile dhe te qëndronte ne krye te situates Edi Rama beri shoë lart e poshte ne ERTV dhe te gjithe mediat pa dinjitet qe pranojne te transmetojnë me siglen ereqelbur te tij.

Turp te tille Shqipëria nuk ka pare dhe nuk ka per te pare.

Edi Rama iku, iku dhe la vendin ne balte ne momentin me te rende,e la Shqipërinë ne duart e shtetit te shkatërruar dhe te paafte qe u ka lënë shqiptareve ne kurriz.

Shqiptare merrni ne dore fatet tuaja pasi Shqipëria është pa kryeministër, pa qeveri, pa shtet,pa parlament ka thjesht dhe vetëm nje bande grabitqaresh puthadorësh te krimit dhe karagjozësh televizive”, shkruan Vasili.

‘Do takohem me Trump’, Rama niset drejt New York-ut, bën postimin e ‘pazakontë’ nga Stambolli

Të fundit