Flash News

KRYESORE

Vizita në Greqi rikthen sërish përplasjet midis Ramës dhe Metës

Vizita në Greqi rikthen sërish përplasjet midis Ramës dhe

Kryeministri Edi Rama mori një mesazh të qartë nga vizita në Greqi. Atje ai u takua me homologun e tij, Kiriakos Mitsotakis, me këtë të fundit që ia bëri të qartë që duhet që të zgjidhin njëherë e mirë marrëveshjen detare mes dy vendeve.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë qeveria greke do të vendosë veton sa i përket hapjes së negociatave për hyrjen e Shqipërisë në BE, duke i sjellë një tjetër problem kryeministrit Edi Rama.

Por për kreun e qeverisë shqiptare nuk ka për të qenë e lehtë. Pikë së pari, ai duhet që të bindë presidentin Ilir Meta që të firmosë marrëveshjen e re, e më pas ajo të ratifikohet në parlament.

Muaj më parë, kreu i shtetit e bëri të qartë se ai nuk do të firmosë asnjë marrëveshje pa u ngritur Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë që sipas burimeve të “Politiko-s”, edhe pse nga Rama është tentuar sërish që të merret një përgjigje pozitive nga Meta, ky i fundit e ka bërë të qartë se nuk lëviz nga qëndrimi i tij. aktualisht presidenti ndodhet për vizitë zyrtare në Kroaci, kurse kryeministri pas vizitave në Athinë dhe Bruksel u kthye në Tiranë.

Në Gjykatën Kushtetuese ka vetëm 2 anëtare, ndërsa tre të tjerë janë në pritje për t’u zgjedhur. Por që të mund të arrihet deri te marrëveshja e re detare, do të duhet një përpjekje e madhe nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Të fundit