Flash News

KRYESORE

Vizita në Korenë e Veriut/ Papa Françesku: Presim që ftesa të formalizohet

Vizita në Korenë e Veriut/ Papa Françesku: Presim që ftesa

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka dërguar një ftesë Papa Françeskut me anë të të cilës kishte shprehur dëshirën për një vizitë të Atit të Shenjtë në vendin koreano-verior.

Sekretari i Shtetit në Vatikan ka bërë me dije se Papa është shprehur i hapur për të formalizuar ftesën.

“Papa ka shprehur dëshirën e tij. Presim që ftesa të formalizohet”, tha Sekretari i Shtetit në Vatikan, Kardinali Pietro Parolin.

Koreja e Veriut është një nga vendet më të kritikuara në botë për persekutimin e të krishterëve, mijëra prej të cilëve syrgjynosen në kampet e punës.

Të fundit