Flash News

KRYESORE

Vizita në Malin e Zi, Meta: Integrim më të plotë të shqiptarëve

Vizita në Malin e Zi, Meta: Integrim më të plotë të

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke zhvilluar vizitën zyrtare në Malin e Zi, ku është pritur  me nderime të larta shtetërore nga homologu i tij, Milo Gjukanoviç.

Përmes postimit në Facebook, Ilir Meta shkruan se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe integrimi i plotë i shqiptarëve është  një interes i përbashkët i dy shteteve.

"Shumë i lumtur të vizitoj zyrtarisht Malin e Zi dhe të zhvilloja me Presidentin, Milo Gjukanoviç një takim të shkëlqyer!

Forcimi edhe më shumë i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi edhe më i plotë i shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe kursi europian dhe euro-atlantik i rajonit, në interesin më të mirë të përbashkët,"- shkruan Meta në Facebook.

Të fundit