Vizita në Moskë/ Rama, i impresionuar nga Lavrov: Takim i vështirë

Kryeministri Edi Rama ka dalë i impresionuar nga takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Në një intervistë që është duke dhënë në “ Real Story” në Neës24 live nga Moska, Rama e cilëson të vështirë takimin me kryediplomatin rus.

“Hyn në takimet e vështira. Lavrov është një enciklopedi e gjallë e diplomacisë ruse. Është përfaqësues i një prej palëve më të rëndësishme. Biseda ka qenë interatikve pasi zgjati edhe shumë. Nuk mbeti në atë dhënie-marrjen klasike”, tha Rama.

Duke iu rikthyer bisedës,  Edi Rama tha se ka bërë lobim për Kosovën, se Serbia bën mirë për veten e saj që të njohë shtetin e Kosovës.

“Zgjerimi i agjendës përtej kryetarit të OSBE, ka qenë një zgjedhje e Lavrov. Unë kam zgjedhur të flas për Kosovën. Që kur ne kemi marrë kryesimin e OSBE, është thënë se për Kosovën ne do të qëndrojmë në një pozicion që nuk do na digjte në këtë pozicion që kemi. Është e vlefshme që këtu në Moskë ne ta themi se Serbia duhet ta njohë Kosovën”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se faktori shqiptar duhet ta nxisë dialogun Kosovë – Serbi, pasi bisedimet janë në favor të kombit shqiptar.

Kujtojmë se Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Moskë në cilësinë e kryetarit të OSBE dhe ka shkuar për bisedime në lidhje me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.