Flash News

KRYESORE

Vizita në Sarandë, a vulosi Rama mos rikandidimin e dy kryebashkiakëve?

Vizita në Sarandë, a vulosi Rama mos rikandidimin e dy

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhej për një vizitë në qytetin e Sarandës. Përveç aktiviteteve, kreu i qeverisë gjeti kohën edhe për të konsumuar një kafe në një nga lokalet buzë detit.

Në një foto të publikuar nga ‘Saranda Web’, së bashku me Ramën në tavolinë ndodhej ministri Damian Gjiknuri, deputetët Andrea Marto e Alekt Hyseni si dhe kryetari i Bashkisë së Konispoli, Shuaip Bequiri. Ndërkohë që bie në sy mungesa e kryebashkiakes së Sarandës Florjana Koka dhe kreut të Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo.

Si Koka ashtu edhe Hristo janë zgjedhur në postet që mbajnë në siglën e Partisë Socialiste dhe mungesa e tyre ngre dyshime për raportet mes tyre dhe kryeministrit.

Në fakt, raportet mes Florjana Kokës dhe drejtuesve socialistë janë të njohura dhe mosrikandidimi i saj është përfolur edhe më parë, dhe duket se mungesa e sotme është një tjetër shenjë që forcon këto zëra. Nga ana tjetër, edhe mungesa e kryebashkiakut të Finiqit ka ngritur pikëpyetje tashmë nëse do të konfirmohet sërish për një mandat të dytë.

Të fundit