Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vizitë pa ciceron në Sazan; ‘ishullin e parafundit’ të komunizmit të Enver Hoxhës
Alfred Lela
Komunizmi e ka humbur luftën me detin. Bunkerë të përmbysur, në kokë a në brinjë, me betonin të mbuluar në myshk, ngjajnë si mbetjet e një beteje detare, ku njëra palë shfaqet në formën e ‘kufomave’ prej betonarmeje, dhe tjetra, pas fitores, ka ikur, duke lënë pas dëshmitë e triumfit dhe shkatërrimit. Nuk jemi në Termopile, por në Sazan, një ishull që ka dalë nga ‘shtetrrethimi’ për t’iu kthye publikut, pas një izolimi disa dekadësh.
Izolimi i parë, si bazë ushtarake e ushtrisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. I dyti, si ‘no man’s land’ i tranzicionit.
Jemi nisur nga Vlora në bordin e ‘Teutës' një anijeje të vogël, njëra prej tri syresh që sjellin turistë vendas dhe të huaj nga ‘kontinenti’ në drejtim të ishullit fantazmagorik të ushtrisë së Enver Hoxhës. Që prej larg shquhen konturet e ngrehinave të Bazës, e cila në ditët e saj të lavdisë numëronte rreth 3 mijë banorë. Kryesisht personel me familjarët e tyre, si dhe ushtarë, oficerë të shërbimeve sekrete, e të tjerë. Prania e tuneleve dhe bunkerëve të shumtë është diçka e pritshme. Mungesa e ujit, gjithashtu.
Kapiteni i ‘Teutës', dikur ushtar në ishull, thotë se, përveç një depozite të madhe, e cila nga konstrukti ngjan e kohës së italianëve, çdo repart kishte lerën e vet. Që do të thotë, një gropë e hapur për të mbledhur ujrat e shiut të cilat më pas përdoreshin për nevojat e përditshme.
Anija i afrohet limanit, një rripi të ngushtë e të gjatë betoni përreth të cilit nuk ka lëvizje. Shqiptarë dhe të huaj zbresin me radhë dhe shoqëruesja u bën me dije alternativat. Në të djathtë është plazhi, ndërsa në të majtë rruga që bën përpjetë drejt ‘qytetit’.
Shumica pëlqen më shumë turin e qytetit fantazmë sesa ujrat e detit, dhe kjo është e kuptueshme. E panjohura gjithmonë tërheq më shumë.
Në fillim prezantohen mjete dhe anije të lara në ndryshkun e moslëvizjes. Ndryshku bën edhe një maskim të asaj që ishte dikur marina shqiptare: ato kodra hekuri të gërryer, të shndërruara kësisoj, as mund t’i çmosh dhe as t’i përçmosh. Janë aty si të dënuara me mosqenie dhe, në një degradim të tillë nuk flasin dot, as për dështim dhe as për histori.
Ndryshku i kohës ndonjëherë është shpëtimtar.
Kur bën edhe pak përpara e kupton se në ishulli ka ende forma të jetës, dhe jo çdo gjë është e humbur në transin e dikurshëm. Gjiri që sheh nga Vlora i bëhet strehë një reparti të vogël të ushtrisë dhe të Rojës Bregdetare. Dikush na përshëndet dhe grupi bën përpara i preokupuar me fotografimin e mjedisit.
Vetja zhduket dhe mjedisi del në vend të parë, sakaq. Kjo kuptohet nga mungesa e tentativave për të bërë selfie. Sazani i demodesë, ashtu i mundur dhe i rrëgjuar nën peshën e absurdit të vet të dikurshëm, e shënon një fitore mbi qytetërimin e ri të modës: ai bëhet atraksioni sundues dhe njeriu bën të dalë nga vetja vanitoze.
Në të dy anët e rrugës, e cila nuk është e shtruar me asfalt, por me beton, fillojnë e shfaqen ndërtesat. Ato janë të një prerjeje; parafabrikatet e famshme të stilit sovjetik, kryesisht katër katëshe, derisa shfaqet, në qafën e kësaj të përpjete, një njëkatëshe e shtrirë gjatë përmbi një pamje me bredha dhe det. Është shkolla 8-vjeçare ‘22 tetori’. Emërtimi i plotë gjendet ende i pashlyer në hyrje të derës kryesore të ndërtesës. Në ngjyrën zyrtare të komunizmit: të kuqen revolucionare.
Tabela të zeza apo orendi të tjera nuk ka, dhe e vetmja shenjë se aty dikur jepej mësim janë bankat. Ata që kanë bërë filloren në komunizëm i njohin me të parën: stoli i drunjtë i lidhur me mbështetësen e pjerrët, dhe në të dy anët vrima ku vendoseshin shishet e bojës së shkrimit.
***
Kur e përpjeta mbaron e bëhet majë, shfaqet edhe ai që, në terma modernë, mund të konsiderohet si downtown Sazan. Qendra e Kulturës, kinemja dhe, më impozantja, një ndërtesë që sheh nga të katra anët, Komiteti i Partisë së Sazanit.
Sot ngjan qesharake bashkëvendosja e fjalëve Komiteti i Partisë së Sazanit, por në atë kohë duhet të ketë qenë një gjë serioze si vdekja.
Edhe kinemaja me qendrën e Kulturës kanë një ‘pozicion respekti’. Madje ballinën e njërës prej tyre e hijeshojnë motive arkitektonike neoklasike. Është i vetmi ‘pushtim’ perëndimor i ishullit. Nuk dihet pse dhe si është lejuar kjo ‘shfaqje e huaj’ në kështjellën militare të komunizmit shqiptar.
Ndoshta, është një afresk i pranisë së dikurshme italiane në ishull.
Ndërtesat janë reliket e vetme. Ato bartin shenjat e të gjitha kohëve, që nga fillimi e deri më tash. Këto të fundit shfaqen si vandalizma: diku janë hequr hekura, e diku tjetër trarë. Dikush ka patur nevojë për skrap, e ndonjë tjetër për dru zjarri. Po të kuturisesh në brendësi gjen shtresa të vjetra harrese e pakujdesi: dyshemetë plot me erozione gjithfarësh; ndonjëherë jashtëqitje mushkash e më rrallë gomerësh me dy këmbë.
Në dy tre vende, në ca shtigje që duket se nuk të çojnë askund, shfaqen tabela që lajmërojnë për ‘zonë të ndaluar ushtarake’, apo ‘rrezik minash’.
Në ballkonin e katit të parë të një prej ndërtesave është varur një kapotë ushtari. Më poshtë, rrëzë një pishe, një krevat tek me sustë dhe një kuti municionesh. Dikush i afrohet me idenë e ‘kontrabandimit’ nga ishulli, për ta patur si relike të atyre kohëve. Pas një qëmtimi të kujdesshëm, grupi arrin në përfundimin se nuk ia vlen barra qiranë. Është një prodhim i vitit 1991.
Plumba të marrë hua nuk dihet prej cilës ushtri. Atëbotë, Shqipëria nuk prodhonte asgjë, vetëm lëpinte plagët e veta, e dalë nga një absurd dhe mjerim 45 vjeçar.
E teposhta është më shumë një padurim për plazhin, që pret, kaltërsisht, në rrëzë të kodrës. Valentina, guida jonë në ishull, dhe gruaja e kapitenti të ‘Teutës’, e ka mbaruar në njëfarë mënyre punën e saj, dhe vetëm sa sigurohet se të gjithë po ulen kodrës. Ajo, mes mërmërimave ankimtare, i nxjerr vetes një punë tjetër teksa zbresim: mbedh hedhurinat e hapërdara gjithandej në të dy anët e rrugës dhe nëpër ferra. E ke aty gjithë ‘konsumizmin’ shqiptar: shishet plastike, kanaçet e coca-colas, shishet e birrës, qeset, mbështjellëset e kruasantëve, e me radhë.
Valentina ka jetuar në Bolzano, një qytet në veri të Italisë, për 17 vjet. Kjo ‘tradhti’ që bashkatdhetarët i bëjnë mjedisit dhe vendit të tyre, e prek dy herë: sa në kujtimin e qytetit të saj të dikurshëm në kufi me Zvicrën, aq edhe në biznesin e saj tre mujor. Ajo tregon se e bën këtë punë thuajse përditë; madje në maj kanë qenë në ishull edhe gjimnazistët e ‘Ali Demit’, në një 'aksion pastrimi'.
Ishulli, megjithatë është i papastër. Liria, pas izolimit të gjatë, ka sjellë dëmet anësore të saj. Ose, të paktën, kjo është një mënyrë e lehtë dhe shfajësuese për ta kaluar me pak derrin që fle te çdo shqiptar.
Vizita në ishull mbaron te këmbët e tij, aty ku dhe zbarkuam. Ne qëlluam një shpurë aspak e dëmshme. As hëngrëm e as pimë gjatë atyre 45 minutave. Ndoshta, edhe prej faktit se shumica qenë të huaj, apo prej asaj se Valentina filloi të mblidhte mbeturinat e mëparshme duke na dhënë kështu një shenjë.
Ishulli nuk mbaron këtu, megjithatë. Ai vazhdon të mbetet dëshmi e disa brezave shqiptarësh të kapur në një luftë të brendshme identiteti. Nga zonë militare e projektuar nën maninë e një sulmi të imperializmit, ai kurriz toke i dalë mbi ujë është kthyer në një samar ku ka hipur shkujdesja tipike e shqiptarit; individit dhe institucioneve.
Ç'të ardhme ruan e ardhmja për këtë ishull?
Valentina e thotë mirë: më mirë të mbetet kështu, sesa të kthehet në diçka të gabuar.
Do të vazhdojë kjo pasiguri e Valentinës dhe ne të tjerëve, dhe Sazani do të mbetet 'ishulli i parafundit' i komunizmit të Enver Hoxhës.
I fundit fare është në mendjen e shqiptarit.





Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38