Flash News

KRYESORE

Vjedh makinën e parkuar përpara lokalit, arrestohet 32-vjeçari

Vjedh makinën e parkuar përpara lokalit, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një makinë të parkuar pranë një lokali. Por menjëherë pas aktit, pronari i mejtit ka denoncuar në polici dhe pas një postblloku u arrestua i riu.

Burime të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arbër Voci, 32 vjeç, banues në fshatin Vishocicë­Devoll.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S.V, 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ka deklaruar se më datë 23.05.2017, në Bilisht, në afërsi të një lokali i kanë vjedhur automjetin tip “SMART” me targa AA 138 PG, në pronësi të tij. Pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Policisë koordinuan veprimet e tyre, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi dhe kapja e autorit. Konkretisht, në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP­Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ‘Vjedhje’.

 

 

Të fundit