Flash News

KRYESORE

Vjedhja në ish-Bllok/ Prokuroria çon përpara drejtësisë grabitësit e bankës

Vjedhja në ish-Bllok/ Prokuroria çon përpara

Prokuroria e kryeqytetit ka dërguar për gjykim këtë të martë dosjen për grabitjen spektakolare të ndodhur në gusht të vitit të kaluar në një bankë në zonën e ish-Blokut.

Roland Liti dhe Alan Babameto ishin dy grabitësit që vodhën plot 19 milionë lekë nga kasaforta e bankës duke hyrë poshtë saj, nëpërmjet një çarje që kishin krijuar në një ambient, ngjitur me dhomën ku mbaheshin paratë e bankës.

Për realizimin e aksionit që ka zgjatur një sërë ditësh, grabitësit kishin marrë me qera ambientin ngjitur me bankën.

Grabitësit u tradhëtuan nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në vendngjarje. Si provë materiale hetuesit kanë sekuestruar mjetet e përdorura për hapjen e kasafortës në bankën në ish Bllok.

Të fundit