Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vjedhja në Rinas/ Xhaçka kundërshton Metën: Nuk është cënuar siguria kombëtare
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka grabitjen me armë të miliona eurove në avionin brenda aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, mohon ta konsiderojë cënim të sigurisë kombëtare. Sipas saj, bëhet fjalë thjesht për cënim sigurie.
“Nuk kemi asnjë ndryshim të shkallës së sigurisë, as ngritje të alarmit, as luftë, as cënim sigurie kombëtare. Kemi thjesht një cënim sigurie, siç kemi pasur edhe në bazën e Pashalimanit, më herët, dhe siç bëmë atëherë duke përforcuar masat e sigurisë, ashtu bëmë edhe këtë herë”, theksoi Olta Xhaçka në një lidhje direkte për emisionin “Open” në Top Channel.
Kujtojmë që grabitjen në Rinas, presidenti i Republikës Ilir Meta e ka konsideruar cënim të sigurisë kombëtare dhë i kërkoi prokurorisë të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në ngjarje; dhe institucionet që janë treguar të papërgjegjshme.