Flash News

KRYESORE

Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Durrës

Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas, njëri prej të cilëve udhëtonte me armë zjarri në automjet dhe tjetri si autor i dyshuar për disa vjedhje.

Policia bën të ditur se në Shkallnur, rreth orës 03:00, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit Ervis Dunga, 29 vjeç, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Zastava si dhe 9 fishekë kalibër 9 mm, të cilët i mbante pa leje.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Dritan Çina, 45 vjeç. Ky shtetas, dyshohet se në lagjen Nr. 12, ka thyer xhamin e mjetit tip Nissan në pronësi të shtetases B.I. ka marrë 1 telefon celular, 7 000 lekë dhe sende personale.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se D.Çina dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:

  1. Më datë 17.05.2017, në Shkallnur, Durrës dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit, në pronësi të shtetasit B.H.
  2. Më datë 03.12.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës dyshohet se ka vjedhur sende personale në mjetin e shtetasit B.K.

3.Më datë 03.12.2017 dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volzvagen, në pronësi të shtetasit A. B.

 

 

Të fundit