Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Vjedhje makinash dhe biznesesh në Durrës, arrestohen tre autorët
Tre shtetas janë arrestuar pas një operacioni të koduar "Ndjekja". Ata dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një automjeti dhe dy bizneseve.
Policia e Durrësit tregon se ka arrestuar shtetasit me inicialet J.P, E.P dhe Q.R, duke nënvizuar se shtetasit J.P. dhe E.P. dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës.
"Në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në datë 19.01.2019, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes (bulmetore) ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar (dyqan mishi)", thuhet në njoftim.
Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.