Flash News

KRYESORE

Vjehrra dhe nusja u aksidentuan për vdekje, sot banorët e Durrësit ngrihen në protestë

Vjehrra dhe nusja u aksidentuan për vdekje, sot banorët e

FOTO ILUSTRUESE

Banorët e zonës se ish-Kënetës në Durrës janë ngritur paraditen e sotme në protestë.

Ata protestojnë për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugën “Vllazërimi”, pikërisht aty ku mbrëmjen e djeshme dy gra u përplasën për vdekje nga një automjet.

Në këtë zonë, u përplasën teksa po kalonin rrugën vjehrra me nusen Bukurie Cufaj 56 vjeç dhe Sabije Cufaj 38 vjeç.

Mungesa e sinjialistikës rrugore është kthyer në një fenomen shqetësues jo vetëm për banorët e Durrësit, por në shumë zona të tjera të vendit si burim aksidentesh.

Të fundit