Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Vjehrri i vrau djalin me nusen, rrëfimi i të atit: Dy herë e kam takuar atë njeri, pashë tragjedi me sy
Alil Musai, babai i Veton Musait, djali i cili u vra bashkë me të shoqen nga vjehrri i tij në Australi tregon mes emocionesh për tragjedinë që i është dashur të përjetojë dhe marrëdhënien me autorin e krimit. Alili tha për Top Channel se nusja, Lindita nuk kishte marrëdhënie të mira me babanë e saj, me të cilin nuk kishte kontaktuar prej 7 vitesh.
Ai tregon se mes djalit dhe vajzës kishte një dashuri të pamasë dhe se ai e kishte si bijën e vet. Kurse vjehrrin e ka takuar dy herë dhe as dorën nuk ia ka dhënë.
“Për ata të dy mund të flas tërë jetën dhe nuk mund të përshkruaj dashurinë dhe sjelljen me njëri-tjetrin. Dua të them se jam babai i tre djemve, por tani kam vetëm dy. Ëndërroja të kisha një vajzë. Kur Lindita e ndjeva ngrohtësinë dhe thashë o Zot më hyri një engjëll në shtëpi. Në familjen tonë kurdoherë ka pasur shaka, qeshje. Babanë e Linditës, gjatë 38 vjetëve që jam në Australi e kam takuar dy herë dhe nuk ia kam zgjatur kurrë dorën. Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babanë për 7 vitet e fundit.”, tha Alili.
Ai tregon edhe një episod kur pyeti nusen për marrëdhënien që e ëma e saj ksihte me të atin.
“E pyesja Linditën dhe i thosha se çfarë kanë pasur nëna dhe babai mes tyre? Vajza më kapi në mjekër dhe më tha shiko në sy: Më tha ‘Çfarë të thonë sytë e mi? Bukuritë e botës thonë’, i thashë. Këta sy tregojnë se personi që më ka dhuruar dashuri je ti dhe do të mbetesh babai im i përjetshëm. Nuk e ka pasur mungesën asnjë për qind se shumë i ka dhunuar ky njeri. Atë që më kanë parë sytë mua nuk ia dëshiroj as armikut më të madh. Unë dhe nusja e djalit të madh kemi parë tragjedinë. Ata të dy janë engjëj. Me nënën e Linditës kemi qenë si familje. Arbeni ka qenë si djalë im i katërt në këtë familje. Ju premtova atyre se miqësia jonë do të bëhet edhe më e fortë. Dy ditë përpara se të festonin 1 vjetorin, Vetoni me Linditën ishin tek halla dhe qëndruan 5-6 orë. Me ata jam çdo ditë. Kemi hyrë dhe kemi dalë.’, tregoi i ati i viktimës, Vetonit.
Në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi vajzën e tij 25 vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrin e tij Veton Musai, të dy të martuar prej një viti. Pasi i vrau, ai qëlloi edhe veten më të njëjtën armë, duke u plagosur rëndë.