Flash News

KRYESORE

Vjen daklarata e policisë, personi i arrestuar nuk është koordinator i PS

Vjen daklarata e policisë, personi i arrestuar nuk është

Lajmi se personi i arrestuar pak më parë nga policia ku u aludua se mban dhe pozicionin e koordinatorit të PS në Vorë nuk  është i vërtetë. Informacioni konfirmohet nga Policia përmes një deklarate.

Në një deklatratë policia ka treguar se Gerald Cikut 37 vjeç, në momentin e arrestimit ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pistollet e llojt TT.

Deklarata e policisë:

Tiranë

Më datë 19.06.2017, Shërbimet e Seksionit të krimeve ndaj jetës, Shërbimet e posaçme operacionale dhe Forcat Shqiponja, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: - Gerald Ciku, 37 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në qendër Vorë, duke udhëtuar në automjetin tip Volksëagen, ku në çantën që mbante me vete, në brendësi të saj ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pistollet e llojt TT Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Të fundit