Flash News

KRYESORE

Vjen në Durrës për të bërë plazh, humb jetën boshnjaku

Vjen në Durrës për të bërë plazh, humb jetën

Si pasojë edhe e të nxehtit afrikan që ka pllakosur këtë verë, shumë njerëz i drejtohen bregdetit për t’u freskuar.

Por vdekjet që janë shkaktuar këtë vit si pasojë e arrestit kardiak, kryesisht tek të moshuarit, nuk kanë qenë të pakta.

Sot u shënua viktima e radhë në plazhin e Durrësit. Sipas policisë, personi që ka humbur jetën është një pushues i moshës 70 vjeç.

Nga raportimi i policisë mësohet se viktima është banues në Bosnje. Ai është futur në det për t’u larë, por nuk është ndjerë mirë. Më pas është nxjerrë nga pushuesit dhe është nisur menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Informacion Paraprak

Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit