Flash News

KRYESORE

Vjen nga Amerika për të votuar PS-në dhe do largohet sërish: E ardhmja më e rëndësishme se bileta

Vjen nga Amerika për të votuar PS-në dhe do largohet sërish:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një emigranti shqiptar, i cili ka ardhur nga SHBA vetëm për të votuar më 25 qershor për Partinë Socialiste.

“Sapo kam ardhur enkas nga Amerika për të votuar PS-në. Më e rëndësishme është e ardhmja e shqiptarëve sesa bileta që më ka kushtuar mua. Ju lutem, në datën 25, votoni numrin 2, Partinë Socialiste”, shprehet emigranti.

Ndërkohë, kryeministri Rama shkruan:“Sapo më mbërriti në Ëhatsap, nuk e njoh dërguesin! Me mirënjohje të thellë për të, u lutem të gjithëve ta ndjekin jo vetëm videon, po edhe rrugën e tij të dielën.”

Një gjë e sigurtë është në këtë video, se ky emigrant më 26 qershor do të niset sërish për në Amerikë, atje ku ka ndërtuar jetën e tij dhe nuk do të rrijë në Shqipërinë e Edi Ramës.

 

Të fundit