Flash News

KRYESORE

Vjen nga Hollanda për pushime, grabitet në Spille

Vjen nga Hollanda  për pushime, grabitet në Spille

Tri ditë para se të përfundonte pushimet e tij në bregdetin shqiptar, një turist holandez ka rënë pre e një vjedhjeje të ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku ishte akomoduar. Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer makinën, duke vjedhur para dhe çdo gjë tjetër me vlerë që kanë gjetur brenda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në plazhin e Spillesë. Burime nga Policia e Tiranës thanë se shtetasi nga Holanda, 54-vjeçari me iniciale E.D., ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Rrogozhinës, pasi ka lajmëruar më parë në numrin e emergjencave.

Persona të paidentifikuar i kanë thyer makinën duke i vjedhur 1200 euro, një smartphone “Samsung Galaxy”, si dhe kartat e bankës. Policia tha dje se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, duke filluar nga verifikimi i disa gjurmëve të gishtave që janë konstatuar në makinën e turistit holandez. Ndërsa po verifikohen gjithashtu edhe kamerat e sigurisë së lokalit, në parkingun e të cilit ishte parkuar automjeti ku ndodhi vjedhja. Burimet thanë se janë shoqëruar disa persona të dyshuar, kryesisht ata që kanë qenë të skeduar më parë për vjedhje dhe njihen si problematikë në zonën e plazhit. Por nuk përjashtohet mundësia që autorët mund edhe të mos jenë banorë të zonës, pasi në këtë periudhë autorët e vjedhjeve lëvizin edhe nga qytete.

Të fundit