Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vjen reagimi i parë zyrtar kundër Gramoz Ruçit: Përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid
Ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar kundër vendosjes së Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit të ri të Shqipërisë, nga një shoqatë të përndjekurish, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Kjo shoqatë, me anë të një letre drejtuer krerëve më të lartë të vendit, duke nisur nga Presidenti Meta e kryetarët e partive politike dhe deputetë, u kujton atyre se kanë miratuar ligjin e dekriminalizimit, por Gramoz Ruçi është njëri prej atyre që ky ligj e ze dhe nuk duhet të jetë kurrsesi pjesë e politikës aktive në vend. Ja reagimi plotë i shoqatës:
“Kryeministri Rama , njëherazi edhe kreu i PS, ka propozuar zyrtarisht Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në Legjislaturën e ardhme parlamentare . Jam i detyruar t’iu kujtoj se Gramoz Ruçi është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar : Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist . ai u emërua ne vitin 1990 ne fillim zv/ ministër i Brendshëm, e me vonë Ministër i Brendshëm deri ne prill te vitit 1991. Si ne postin e zv/ministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit komunist kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë edhe pse ligji qe e konsideronte arratisjen si tradhti ndaj atdheut ishte shfuqizuar fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave) ! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).
Duke pasur parasysh këtë veprimtari te përndjekurit politikë te komizmit por edhe për shume shqiptare te tjerë është e pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi, politikani e zyrtari me kaq rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi .
Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme , shefit te policisë se fshehte politike te saje Sigurimit te Shtetit .
Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret është flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm . Ne kemi kërkuar , nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi . Ky nuk është vetëm një turp , ky është një krim tjetër politik po aq i rënde sa kur ai vriste vajzat dhe djemtë ne kufijtë e vendit e ne protesta në sheshet e Shqipërisë .
I nderuar z. President !
Është ne nderin tuaj te përdorni te gjithë autoritetin tuaj si kreu i shtetit për te penguar zgjedhjen e ministrit te brendshëm te diktaturës komuniste nr 2 te shtetit që drejtoni . Ne mungesën tuaj atij do ti duhet ti lini komandën e forcave te armatosura , këshillin e sigurisë kombëtare dhe institucione te tjera me rëndësi jetike për vendin , lirinë dhe demokracinë qe pretendojmë se keni . Ju krenoheni publikisht se ishit pjese e lëvizjes antikomuniste te studenteve të dhjetorit dhe me sa dimë edhe jeni dekoruar për këtë . Mendoj se si ne edhe për ju qe u ngritët ne dhjetor 1990 kundër komunizmit duhet te jete e pa pranueshme zgjedhje ministrit te brendshëm te saj kohe Kryetar i Kuvendit te Shqipërisë. A nuk u ngritët ju kundër diktaturës krimeve te saje që kishin si autor kryesor Sigurimin e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme te drejtuar nga Gramoz Ruçi ?
President ! Përdorni ju lutem te gjitha mundësitë tuja ligjore , politike e morale për te penguar kthimin ne postin nr 2 te shtetit një person qe për ato qe ka bërë duhet te ishte jo ne parlament por ne bankën e te akuzuarve.
I nderuar z. Basha!
Ju krenoheni me ligjin e dekriminalizimit te cilin ia imponuat ne mandatin e shkuar Kuvendit te Shqipërisë . Mirëpo ligji juaj prek vetëm autorët e krimeve ordinere dhe jo autorët e krimeve te renda politike si këto kundër njerëzimit dhe gjenocidit te bëra nga drejtuesit e larte te diktaturës komuniste dhe veglave te tyre . Ne këto kushte ligji është i pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët për faktin e thjeshtë se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara pasi ne krye te tij po kthehen përgjegjës autore të qindra krimeve politike , vrasje pa gjyqe e masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni zgjedhjen ministrit të Sigurimit te Shtetit Ruçi ne krye te Kuvendit ligji juaj i dekriminalizimit nuk ka asnjë efekt politik , praktik e juridik pasi parlamenti , politik e shteti janë serish te inkriminuar . Ndalojeni me çdo mjet e mënyre të ndodhe kjo ne te kundërtën pozita juaj humbet për ne çdo kuptim .
E nderuar znj . Kryemadhi
Me gjithë afërsitë ideologjike me te PS-në dhe diferencat që mund te keni me ne në trajtimin e te kaluarës diktatoriale komuniste te vendit , ne besojmë se edhe ju duhet te jeni te shqetësuar për zgjedhjen ne krye te Kuvendit te Shqipërisë te ministrit te brendshëm te qeverise diktatoriale komuniste. Është ne nderin tuaj dhe ne te mirë te lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar qe kjo përpjekje kriminale për te venë ne krye te Kuvendit n je autor te drejtpërdrejtë te krimeve te renda gjenocid e krime kundër njerëzimit , te mos pranohet nga ju dhe sigurisht te pengohet me çdo mjet qe keni ne dispozicion . Shpresojmë shume te jemi ne një mendje për këtë e te kemi vullnetin tuaj politik për te qenë ne te njëjtën anë për ketë kërcenim të madh qe po ju kanoset shqiptareve .
Te nderuar deputet !
Ju drejtohemi ju qe pa dallim krahu e bindje politike besoni qe shqiptaret e meritojnë ende lirinë dhe demokracinë. Është tërësisht ne vullnetin dhe votën tuaj me mos miratoni një kthim kaq te madh mbrapa ne lumin e diktaturës komuniste te popullit e kombit tonë , Nga ky votim do te varet jo vetëm kjo përpjekje regresive e Ramës por edhe raporti juaj me lirinë , demokracinë e sidomos historinë . E thënë troç duke votuar kundër ju do te mund te ruani fytyrën , nderin e din dinjitetin nga nxirja përfundimtare e tyre
Te nderuar deputete te përndjekur politike !
Për ju ky është një moment i një rëndësie te veçantë pasi keni rastin te demonstroni publikisht qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar gjenetikë e politikë . Jeni jo te detyruar por te dënuar te ndaloni krye-xhelatin komunist tuaj dhe familjeve tuja te behet nr 2 i shtetit shqiptar .Kjo nuk është detyre detyrë, ky është mision që Zoti ne emër te gjakut , sakrificave , vuajtjeve e të parëve ua ka caktuar juve . Nga përmbushja e këtij misioni varet e ardhmja juaj raporti juaj më ne antikomunistet e përndjekur politikë, me te gjallët dhe te vdekurit , sidomos martiret tanë. Ndalojeni ketë ne se nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë ,për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë ,të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet ,te ligjshëm e te pa ligjshëm, brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë do te jemi te gjithë me ju. Ne se nuk e bëtë mos na dilni me kurrë përpara. Ne kemi punë posaçërisht me ju !
Shkëlqesi Ambasadorë !
Kjo qe po ndodh mund të mos ketë vëmendjen tuaj ne te njëjtën masë me ne viktimat e krimeve te komunizmit por nuk justifikon asnjë qëndrim indiferent e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër të vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e presionin e mundshëm që një vrasës te mos zgjidhet ne krye te parlamentit . Ky veprim përveç padrejtësisë dhe imoralitetit qe mbarat është edhe një provokim i madh pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni , mos e toleroni e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës . Shqipëria , te nderuar Shkëlqesi, është ne lufte civile pasi lumi i gjakut te shqiptareve te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk është tharë . Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet , të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike Edi Rama .
Te nderuar zotërinj !
Shpresojmë shumë që apeli ynë publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës ,ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri. Ne nuk mund te heshtim e për me tepër ta lejomë qe kjo të ndodhë . Shpresoj shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin tonë qe justifikon çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë e tij por ky moment ku rikthimi i përgjegjësve te drejtpërdrejtë te krimeve politike te komunizmit ne krye te shtetit, po behet realitet është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo mjet e çmim .
Shpresoj në mirëkuptimin dhe reagimin tuja ne anën e duhur !
Me respekt
Kryetari
Nebil Çika
Tiranë më 27.08.2017”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38