Flash News

KRYESORE

Vjen reagimi i Policisë pas incidentit me deputetin e PD Bedri Hoxha

Vjen reagimi i Policisë pas incidentit me deputetin e PD Bedri Hoxha

Pas incidentit që ka ndodhur gjatë takimit që pati Lulzim Basha në Burrel, ku është goditur deputeti në detyrë Bedri Hoxha ka reaguar edhe Policia.

Njoftimi i policisë Burrel.

Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç, banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D.Ç, duke i shkaktuar plagë të lehta. Menjhëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin : D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Të fundit