Flash News

KRYESORE

Vjen sulmuesi nga Azerbajxhani, kompletohet Kukësi

Vjen sulmuesi nga Azerbajxhani, kompletohet Kukësi

Ditën e sotme ka mbërritur në Shqipëri edhe goditja e bujshme e Kukësit në merkato, bëhet fjalë për sulmuesin azer Rauf Alijev. 28-vjeçari është pritur në Rinas nga menaxheri i përgjithshëm i klubit Naim Halili.  Alijev pritet të firmosë ditën e nesërme një kontratë dy vjeçare, teksa paga e tij mujore do të jetë 9 mijë euro në muaj, duke u bërë lojtari më i paguar te kampionët.

Bomberi nga Azerbajxhani pritet t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës në stërvitje, për të nisur me përgatitjet për sezonin e ri.

Të fundit