All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vjenë, shqiptari vret me thikë një serb, shkaku një femër

Vjenë, shqiptari vret me thikë një serb, shkaku një
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vjenë të Austrisë, ku një shqiptar ka vrarë me thikë një shtetas serb. Siç raportojnë mediat vendase, sherri ka nisur për një femër dhe fatkeqësisht ka përfunduar me një të vrarë.

All - Paragraf - 3

Viktima e këtij sherri është shtetasi serb Perica Gavrilovic. Sipas medias austriake “Die Presse”, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në afërsi të një lokali që kishte nën administrim shtetasi serb.

Mësohet se pasi kanë dalë nga lokali për t’u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe.

Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi. Ndërkohë që shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.

‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij.

Të fundit