Flash News

KRYESORE

“Vjeshta” në Lezhë, sekuestrohen 872 mijë euro pasuri të personave me precendet

“Vjeshta” në Lezhë, sekuestrohen 872 mijë euro pasuri

Në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017″, të organizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetasëve.

Sipas njoftimi të policisë, janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore  dërsa në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin janë referuar 15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale”.

Në bazë të këtyre referimeve, thekson policia, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro. Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë: godinë banimi 3 kate, bar kafe, 4 apartamente banimi, 4 automjete luksoze, 1 llogari bankare prej 41.000 Euro dhe 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2.

Policia thtoë se të gjitha këto referime janë bërë duke u mbështetur mbi dënimet e dhëna në kohë të ndryshme nga Gjykatat të huaja dhe vendase për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.

Të fundit