Flash News

KRYESORE

Vjeshtë e acartë në SHBA, dëborë mbi 120 centimetër dhe temperatura rekord për shtatorin

Edhe pse në stinën e vjeshtës, për Amerikën Perëndimore duket se ka ardhur dimri. Dhe një dimër i ashpër, me mbi 120 cm metër dëborë.

Situata ka sjellë mbylljen e autostradave dhe aksidente të shumta rrugore. Gjendja e emergjencës u shpall në Montanën e mbuluar nga një shtresë bore 60 cm të trashë. Mbrëmjen e së dielës temperaturat u ulën në -6.6 gradë celsius, një vlerë rekord kjo për muajin shtator.

Reshje të dendura bore pati edhe në Kaliforni, Nevada, Oregon dhe Idaho. Sipas ekspertëve dëbora në shtator nuk është një fenomen i pazakontë, por sasia e saj po.

 

Të fundit