Flash News

KRYESORE

"Vjet e nderuan golat, sivjet duket se Piatek ishte gabim"

"Vjet e nderuan golat, sivjet duket se Piatek ishte gabim"

Kryzystof Piatek nuk është më ai i pari. Te Milani janë zhgënjyer me performancat e tij, sidomos këtë sezon. Shifrat e tij po tregojnë se ndoshta kuqezinjtë u nxituan me blerjen e tij.

Ish-portieri i Torinos dhe Lazio, Luca Marchegiani, e ka komentuar mjaft negativisht për kalimin e sulmuesit te "Djalli". "Nuk mund të thuhet se nuk përpiqet ta vërë veten në dispozicion të shokëve të skuadrës, por mbase kaq vlen. Mbase e e mbivlerësuam vjet. Thoja se i mungonte diçka për ta bërë Milanin të luante, por e nderuan golat që shënoi. Këtë sezon gjërat po shihen më qartë", - është shprehur Marchegiani.

Piatek ka shënuar 25 gola në total me kuqezinjtë në 50 ndeshje. Kjo shifër nuk është keq, por problemi i tij është se në 25 ndeshjet e fundit ka vetëm 7 gola. Ai po bie...

Të fundit