Flash News

KRYESORE

Vjollca Hoxha shkarkon edhe nga Top Albania Erion Yllin. Tashmë edhe administratore e radios

Vjollca Hoxha shkarkon edhe nga Top Albania Erion Yllin. Tashmë edhe

Të tjera lëvizje kanë ndodhur në Top Media ditën e sotme. Politiko.al ka mësuar se Vjollca Hoxha ka shkarkuar nga detyra administratorin e Top Albania Radio Erion Ylli, të cilin më herët e ka shkarkuar edhe nga posti i zëvendësdrejtorit të Top Channel.

Në këtë mënyrë Vjolla Hoxha do të jetë edhe administratore e Top Albanias. Shkarkimi i Yllit u bë pikërisht në ditën kur Top Albania feston 20-vjetorin e krijimit. Madje, ditën e sotme, në një postim në rrjetin social Erion Ylli ka përkujtuar krijimin e Top Albanias 20-vite më parë duke përmendur edhe themeluesin Dritan Hoxha.

Të fundit