Flash News

KRYESORE

Vjosa Osmani është kundër bashkimit Kosovë – Shqipëri

Vjosa Osmani është kundër bashkimit Kosovë –

Vjosa Osmani është kundër bashkimit territorial të Kosovës dhe të Shqipërisë. Një nga figurat kryesore të LDK-së mendon se teza e hedhur nga Vetëvendosje, partia me të cilën do të formohet koalicioni dhe qeveria e re e Kosovës, nuk mund të realizohet.

“Sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ka bërë një referendum në 1992. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 shkurt, i cili pastaj është vulosur me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe sot nëse i pyesim qytetarët e Kosovës unë jam i bindur që ata besojnë në këtë.

Për momentin nuk e shikoj si një alternativë e cila mund të bëhet, e para. Për shumë arsye, sepse dy shtete do jenë pjesë e BE. E dyta, për ne si LDK republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe e treta është se unë i shoh të dyja vendet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e vendeve të lira. Nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, tha Osmani në “Opinion”.

Të fundit