Flash News

KRYESORE

Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga LDK-ja, lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin

Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga LDK-ja, lë të hapur

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është larguar përfundimisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përplasjeve me krerët e kësaj partie në momentin kur u formua koalicioni i ri qeverisës.

Osmani u shpreh se në rast të zgjedhjeve të parakohshme është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo.

"Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka." tha Osmani.

E pyetur se a do të garojë në një listë të përbashkët me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Osmani ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit duke thënë se në momentin kur do ndodhë diçka konkrete, atëherë do ta informojë publikun.

"Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, e se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet", tha ajo.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Vjosa Osmani u shkarkua nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, pasi, siç u tha nga Kryesia e Partisë nuk kishin qëndrime të njëjta.

Të fundit