Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Afrim Krasniqi
Neni 1 i Kushtetutës së RSH “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Me letra jemi në rregull, prej vitit 1991 bëjmë zgjedhje periodike dhe të lira. Të ndershme? Varet çfarë quhet nder në politikë! Ka një shprehje gjermane “të kërkosh nder midis politikanëve është aq utopiste sa ta mendosh botën pa asnjë kriminel e konflikt. Ata që kërkojnë vlera e nder shkojnë zakonisht në kishë, ata që merren me politikë duan pushtet dhe ndikim” dhe më tej “në politikë, në detaje fshihet djalli”. Shqipëria është vendi i vetëm në kontinent ku dy parti konkurrojnë, organizojnë zgjedhjet, administrojnë votat, caktojnë gjyqtarët e zgjedhjeve, bëjnë votuesin, vëzhguesin, numëruesin, ankimuesin, gjyqtarin, – ku ai që shet misra të pjekur në rrugë rrezikon burgun, kurse ai që trafikon votat, pra sovranitetin qytetar, ka shanse të rritet në përgjegjësi, deri në doganier, drejtor, shef policie apo doganier.
Nga 1991 kemi bërë eksperimente pafund me zgjedhjet. U provua mazhoritari i pastër, më pas sistem miks me 100+40 deputetë, pastaj 115+25, pastaj 115+40, pastaj 100+40 dhe pas 2009 sistem proporcional rajonal. Më 2017 ruajtëm të njëjtin sistem, – me premtimin e PS-PD se do të jetë hera e fundit. Pas shtatorit do kemi reformë të re zgjedhore. Një palë flet për sistem me prim, një palë tjetër për mazhoritar. Nuk është çështje parimi dhe kalkulimi për ta zgjeruar demokracinë, por çështje taktike për ta kufizuar më shumë, për ta bërë më bipartizan dhe për të evituar me ligj çdo shans të partive të treta, përfshirë partitë e reja që janë krijuar apo mund të krijohen.
Tabela më poshtë ilustron numrin e votave për një mandat, bazuar në vendimet e KQZ. Nëse përqindja e pjesëmarrjes në votime do të kishte qenë më e lartë (p.sh, sa më 2013), kufiri për një mandat do të rritej nga 9 në 13 mijë vota në varësi nga qarku. Me rënien e pjesëmarrjes ra edhe niveli i pragut minimal për mandat. Siç shihet nga tabela, në Vlorë mandati i fundit u mor me 7.7 mijë vota, kurse në Tiranë me mbi 11 mijë vota. PDIU mori mbi 12 mijë vota në Tiranë, LIBRA mbi 9 mijë, por asnjëra nuk siguroi mandat parlamentar. Sepse u penalizuan nga pragu 3%. Dhe për pasojë, penalizimi për të vegjlit përkthehet në privilegj për të mëdhenjtë.
A ka sens që një votë në Vlorë apo Lezhë të ketë vlerën e 1.5 votave në Tiranë, Dibër e Korçë? A ka sens që brenda të njëjtit shtet të kemi deputetë që zgjidhen me 7 ose 11 mijë vota, ndërkohë që humbasin ata me 12 apo 10 mijë vota? A është normale që 19 mijë vota në Korçë dhe 12 mijë vota në Gjirokastër, Shkodër e Vlorë të prodhojnë në çdo rast vetëm nga 1 mandat parlamentar? Përse 19 mijë vota në Korçë prodhojnë 1 mandat, kurse 19 mijë vota në Berat prodhojnë 2.4 mandate? Një mandat në Kukës shkoi 18 mijë vota, më i larti në Shqipëri për partitë e mëdha, kurse PD me 23 mijë vota në Vlorë apo PS me 27 mijë vota në Gjirokastër marrin 3 herë më shumë mandate! Cili është shpjegimi që PD me 44 mijë vota në Shkodër merr 5 mandate, kurse me 46 mijë vota në Fier merr 4 mandate? Apo që PS me 73 mijë vota në Durrës e 65 mijë vota në Vlorë merr të njëjtin numër mandatesh, kurse me 73 mijë në Elbasan merr 1 mandat më pak? Si është e mundur që PDIU me 29 mijë vota në Durrës merr po aq mandate sa LSI në Durrës me 8 mijë vota më pak? Ka detaje të tjera të shumta që tregojnë se vota në Shkodër, Kukës, Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan, berat, Korçë, Vlorë, etj, nuk ka gjithnjë vlerë të barabartë, që konkurrenca për mandat nuk është kudo e njëjtë dhe as e ndershme dhe që detajet, skemat taktike, kalkulimet lokale janë më të rëndësishme sesa parimi kushtetues i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
A mund të kemi sistem 100% të lirë, të drejtë dhe të ndershëm? Ndofta. Në botën demokratike ka modele të ndryshme zgjedhore që sjellin produkte të ndryshme parlamentare. P.sh, Macron në Francë përmes sistemi zgjedhor siguroi shumicën e vendeve pa pasur mbështetjen e shumicës qytetare, në Greqi me sistemin prim Cipras siguroi mazhorancën, në Britani me sistemin mazhoritar krijohen qeveri stabile, në Gjermani me sistemin miks demokracia funksionon prej mëse 6-7 dekadash, etj. Janë vende me rregulla loje të njohura, të pranuara dhe funksionale. Në asnjërin prej këtyre vendeve nuk cenon njeri kutitë e votimit dhe partitë nuk administrojnë procesin. Ky është thelbi i diferencës. A mund të ndryshojmë diçka për 2021? Mbetem pesimist. Si mund të jemi optimist kur vetë partitë, brenda atyre nuk aplikojnë “zgjedhje të lira, të ndershme dhe periodike”? Si mund të garantosh demokraci për të tjerët, shtetin e shoqërinë, kur nuk ke demokraci brenda familjes politike? Si mund të sigurosh transparencë votimi, standarde zgjedhjeje kur brenda vetë partive nuk ka as transparencë dhe as standarde? Si mund të penalizosh ata që shkelin ligjin e trafikojnë votën, kur brenda vetë partive individë të tillë ngrihen në karrierë, bëhen deputetë e ministra? Mjaftojnë këto për të kuptuar se sistemi ynë zgjedhor e politik, është kilometra larg parimit kushtetues për “qeverisje të bazuar në zgjedhje të lira, te ndershme dhe periodike”.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38