Flash News

KRYESORE

Vllaznia kërkon trajner, kandidati i Vangjel Dules pranë zyrtarizimit

Vllaznia kërkon trajner, kandidati i Vangjel Dules pranë zyrtarizimit

Pas rënies nga Kategoria Superiore, drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur të mendojnë për trajnerin që do të drejtojë ekipin në Kategorinë e Parë.

Emri më i përfolur deri tani është Edi Martini, i cili ka qenë kandidat për Këshilltarë Bashkiak në Shkodër në zgjedhjet lokale të vitit 2015 nën siglën e PBDNJ-së.

43-vjeçari ka një karrierë të pasur si futbollist teksa ka luajtur me ekipe të ndryshme si Vllaznia, Eintraht Frankfurt (Gjermani), Besëlidhja etj. Ndërsa sa i takon karrierës si trajner, Martini ka drejtuar Vllaznianë, Teutën dhe Luftëtarin.

Vendimi final do të merret në ditët në vijim,  teksa nuk përjashtohet mundësia që të konfirmohet edhe trajneri që drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit, Ervis Kraja.

Të fundit