Flash News

KRYESORE

Vllaznia kthehet në Superiore mes dilemave për të ardhmen

Vllaznia kthehet në Superiore mes dilemave për të ardhmen

Ekipi i Vllaznisë siguroi sot ngjitjen në Kategorinë Superiore, pesë javë para përfundimit të Kategorisë së Parë – Grupi A, pas fitores 3:0 ndaj Erzenit ne Shijak. Pavarësisht suksesit - nëse mund të konsidetohet i tillë - qëndrojnë një sërë problematikash që shoqëruan ekipin dhe që do ta ndjekin edhe në sezonin e ri, 2019/2020.

Së pari, ndërhyrjet në ekip janë shndërruar në një problem serioz për çdo trajner. Pas Ernest Gjokës, ishte radha e teknikut akual, Agim Canaj të përballet me ‘të fortët’, që kërkojnë me çdo kusht aktivizimin e të miqve të tyre në skuadren e pare. Tolerimi i episodeve të tilla vënë në dyshim seriozitetin e klubit dhe dëmtojnë imazhin e një ekipi, që pretendohet se është profesionist dhe shembull per t'u ndjekur.

Së dyti, Vllaznia menaxhohet nga bashkia që zotërin 100% të aksioneve dhe e ardhmja e ekipit do të varet shumë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit – nëse do të organizohen. Nesë konfirmohet Voltana Ademi, gjasat janë që provatizimi i ekipit të zgjasë ashtu siç ka ndodhur tani dhe borxhet të vazhdojë të thellohet.

Nëse fiton një kandidat tjetër, enigmat janë edhe më të mëdha se si do të veprohet me ekipin në një kohë që përgatitjet për të përballur Kategorinë Superiore duhet të nisin sa më shpejt për të ndërtuar një ekip dinjitoz.

Tifozët shkodranë presin ndërtimin e një skuadre pretendente për tu shpallur kampion dhe për të fituar kupën, ashtu siç e ka traditë Vllaznia që nga dita e pare e ethemelimit në 1919-ën.

Të fundit