Flash News

KRYESORE

Vlonjatët të ashpër; ngacmonin Yllka Mujon e Elvira Diamantin  

Vlonjatët të ashpër; ngacmonin Yllka Mujon e Elvira Diamantin

Shpresa Vasili, grimiere veterane e Teatrit Kombëtar, në një intervistë për shtojcwn 'Unë Gruaja' të gazetws Panorama, ka rrëfyer jetën dhe tekat e aktorëve të njohur të Teatrit në komunizëm. Ajo kujton turet nëpër fshatra dhe se si një herë e kaluan natën jashtë për arsye se shtëpia ku bujtën ishte plot me pleshta. "Ngacmimet" mes yjeve të Teatrit, Robert Ndrenika dhe Alfred Trebnicka në dhomën e saj të grimit, ajo i kujton me mall. Një episod interesant është ai i tureve të verës. Në Vlorë, kujton grimierja, nuk bënim dot plazh. "Njerëzit ishin të ashpër dhe ne nuk kishim mundësi të bënim plazh, sepse grumbulloheshin njerëzit për të ngacmuar aktoret e reja. Detyroheshim të ngriheshim, sepse nuk na linin rehat", kujton ajo. Duke shtuar se nuk kishin faj sepse Yllka Mujo, Elvira Diamanti, e të tjerat, ishin shumë të bukura.

Të fundit