Flash News

KRYESORE

Vlonjatët të organizuar, i përcjellin Ramës mesazhin e qytetit të tyre

Sipas Partisë Demokratike janë 5000 qytetarë që u nisën nga Vlora për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë.

Vlonjatët janë ndër të parët që kanë ardhur nga rrethet,  të organizuar, për t’i përcjellë kryeministrit mesazhin e tyre, që duhet të largohet.

Bashkë me protestuesit janë dhe organizatorët, ish-deputetja demokrate Nada Meçorapaj dhe kryetari i PD-së Vlorë, Genc Deromemaj.

Të rinjtë demokratë të Vlorës mbajnë në duar një shirit ku shkruhet “Rama ik nga Vlora”.

Ndërsa Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Kadilli, teksa publikon fotot e protestës, shkruan: “Të gjithë e thonë, por nga Vlora shkon më shumë”.

Të fundit