Flash News

KRYESORE

Vlora e ka pisk: Pas Llogorasë dhe Dukatit edhe mali i Shashicës përfshihet nga zjarret 

Pas Llogorasë dhe Dukatit, zjarret në qarkun e Vlorës kanë përfshirë edhe një mal tjetër, atë të Shashicës i gjendet mbi fshatin Tragjas përballë bregdetit të Orikumit. Një shirit i çuditshëm zjarri në formën e gjarprit është ndezur në malin e Shashicës duke hapur një vatër të re zjarri dhe një tealsh më shumë për forcat zjarrfikëse.

Një lexues i politiko.al që kanë dërguar edhe fotot bën me dije se zjarri në Sjhasjicë është sot në ditën e dytë. Po ashtu zjarret kanë rënduar edhe trafikun: nga Fushë Dukati, sapo zbret Llogoranë dhe deri përtej Vlorës, vargu i makinave është i bllokuar.

Të fundit