Flash News

KRYESORE

Vlora i jep familjes së Benjamin Feratit medaljen për heroizëm

Vlora i jep familjes së Benjamin Feratit medaljen për heroizëm

Nuk ka kaluar shumë që prej tragjedisë në plazhin e Zvërnecit Vlorë, ku tre persona humbën jetën pasi u mbytën. Një ndër ta ishte edhe i riu nga Tetova, Benjamin Ferati i cili u fut në det për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin, por që për fat të keq nuk mundi.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, së bashku me delegacionin e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, është nisur drejt Tetovës për të nderuar djaloshin nga Tetova. Ata u pritën nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Delegacioni nga Bashkia e Vlorës ka qëndruar edhe në shtëpinë e familjes së Benjamin Feratit në fshatin Kamjan. Kjo bashki e ka nderuar me mirënjohjen më të lartë për sakrificën e tij, kurse Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” ia ka ndarë medaljen për heroizëm.Ekspress

Të fundit