Flash News

KRYESORE

Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas një konflikti fizik

Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas një konflikti fizik

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Vlorë. Në zonën e plazhit të vjetër është vrarë një burrë, 50 vjeç, identiteti i të cilit është Stavri Mino.

Sipas televizioneve informative viktima u qëllua me sende të forta pas një konflikti, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se mbi viktimën nuk ka shenja të dukshme dhune.

Njoftimi i policisë

"Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore"

 

Të fundit