Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Vlorë, arrestohet 24-vjeçari, dogji makinën e punonjësve të një firme
Një 24-vjeçar, banues në Vlorë, është arrestuar me djegien e qëllimshme të një automjeti. Policia e ka konstatuar ngjarjen rreth orës 09:00 të ditës së sotme në lagjen ”24 Maji”.
Sipas bluve, automjeti tip ‘Iveko’ me targa VL 1039 D, në pronësi të shtetases E.S është djegur pjesërisht.
Automjeti ka qenë i parkuar brenda një pike grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme, dhe ka qënë në përdorim nga punonjësit e kësaj firme.
Lidhur me këtë rast policia nisi hetimin intensivisht për vënien përpara përgjegjësisë, shkaktarin e zjarrvënies së qëllimshme të automjetit.
Në përfundim të hetimit policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Resul Zeqiri, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr’.