Vlorë, burri qëllon me sëpatë dy gra

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës. Një burrë ka goditur me sëpatë vajzën e xhaxhait dhe nusen e xhaxhait.

Sakaq policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka mundur të kapë autorin. Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.