Flash News

KRYESORE

Vlorë, biznesmenit i digjen 3 automjete gjatë natës

Vlorë, biznesmenit i digjen 3 automjete gjatë natës

Një biznesmeni në Vlorë i kanë djegur mbrëmë gjatë natës tre automjete, të cilat ndosheshin pranë pallatit ku ai banonte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Ujë i Ftohtë” dhe automjetet kanë qenë në pronësinë e shtetasit me inicialet E.H.

Nga hetimet e para,mësohet se në fillim është djegur mjeti i tipit "Smart" dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe dy makinat e tjera.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Të fundit