Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Kapet peshkaqeni 130 Kg

Vlorë/ Kapet peshkaqeni 130 Kg

Një peshkaqen 130 kg është zënë nga rrjetat e anijes në ujrat e Jonit në zonën e Dhërmiut. Peshkaqeni është kapur në det në një thellësi prej 150 metra ,peshkaqeni i cili është i dyti kohët e fundit u kap brenda gjirit..dhe është 4 metra i gjatë.Sipas peshkatarëve ky peshkaqen është i rrezikshëm për plazhistët.

Ekuipazhi i anijes së peshkimit kishte dalë në orët e para të mëngjesit të sotem për peshkim. Pasi kanë kaluar 2 milje larg ne zonen e Dhermiut kanë hedhur rrjetat për peshkim dhe mbas tre orësh kanë filluar procesin e mbledhjes së rrjetave, por kanë hasur në vështirësi për mbledhjen e e saj për shkak të peshës së madhe që kishte rrjeta, si asnjëherë tjetër.

Mbas shumë përpjekjesh kanë arritur të nxjerrin në sipërfaqe të ujit rrjetën, por janë habitur nga ajo që kane parë kur në mes të sasisë së peshkut ishte dhe një peshkaqen i përmasave të mëdha .rreth 130 kg.

Të fundit