Flash News

KRYESORE

Vlorë, mbytet në “Ujin e Ftohtë” 52-vjeçari nga Patosi

Vlorë, mbytet në “Ujin e Ftohtë” 52-vjeçari

Rikthehen mbytjet e turistëve në bregdetin tonë. Një 52-vjeçar nga Patosi është mbytur pasditen e së enjtes në Vlorë. Policia tha se rreth orës 15.40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në vendin e quajtur “Kalaja” , në Ujë të Ftohtë, një shtetas ka qënë duke kërkuar ndihmë në det. Nga pushues të rastit shtetasit L.B i është dhënë ndihma e parë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.  Por pavarësisht ndihmës së pushuesve dhe pranisë së ambulancës, personi ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit