Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Një 57 vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal

Vlorë/ Një 57 vjeçar është gjetur i mbytur në

Një 57 vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal në Novoselë të Vlorës. Njoftimi është marrë rreth orës 16:30 të ditës së sotme dhe policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë shërbimet janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në Novoselë, ku në një kanal me ujë pas një pike shumice, është gjetur i mbytur shtetasi K.Q., rreth 57 vjeç, banues në fshatin Akërni”, thuhet në deklaratë.

Paraprakisht dyshohet se mbytja mund t’i jetë shkaktuar për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Të fundit